Këmbimi valutor - Emigrantët asnjë ndikimi për rritjen e euros në Shqipëri

Financa

Këmbimi valutor - Emigrantët asnjë ndikimi për rritjen e euros në Shqipëri

Më: 3 janar 2017 Në ora: 17:59
ilustrim

Luhatja deri në barazim të euros dhe dollarit e shfaqur në bursën ndërkombëtare ende nuk është refelektuar në pikat e këmbimit të parave të hapura në 3 janar në Shqipëri.

Megjithatë disa prej exchangave në kryeqytet shprehen se është vënë re një forcim i dollarit në këtë fillim viti. Aktualisht euro blihet me 134-135 dhe shitet 135.7 deri në 136.5, ndërsa dollari blihet me 128.2 dhe shitet 129.5 deri në 132.

Ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e kaluara, ardhja e emigrantëve sipas përfaqësuesve të këmbimit të parasë në disa exchange në kryeqytet nuk ka ndikuar në forcimin e euros. Ata pohohjnë se është ende herët për të parë të bërë parashikime pasi më parë duhet pritur që bankat të bëjnë lëvizjet e para si dhe llogaritjet fikse zyrtare të kursit të këmbimit nga Banka e Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat