Reklama brenda historive, Instagram pritet të gjenerojë 3.64 miliard dollar të ardhura

Financa

Reklama brenda historive, Instagram pritet të gjenerojë 3.64 miliard dollar të ardhura

Më: 11 janar 2017 Në ora: 23:52
ilustrim

Instagram Stories tashmë kanë po aq përdorues sa Snapchat. Së bashku me publikimin e statistikës prej 150 milion përdoruesve ditor, Instagram solli reklamat e integruara në historitë. Photo Source: Bloomberg

Fotot dhe videot, 5 dhe 15 sekonda respektivisht, do të shfaqen brenda historive dhe mund të kapërcehen.

Rrjeti social i fotografive do të ofrojë llogari biznesi me analiza të audiencës, replikave, shtrirjes, mbresave dhe largimeve nga reklamat. Megjithatë monetizimi i historive të Instagram vetëm pesë muaj pas debutimit duket një lëvizje e pamatur dhe mund të rezultojë fatale.

Gjatë Tetorit, historitë e Instagram arritën 100 milion përdorues ditorë. Sot numri i përdoruesve të historive është i barabartë me numrin e përdoruesve të Instagram në 2013-tën. Rrjeti social tashmë numëron 600 milion përdorues mujorë dhe 300 milion ditor.

Reklamimi i ri do të shfaqet në të gjithë botën por momentalisht do të testohet vetëm tek 30 partnerë. 70% e përdoruesve të rrjetit social ndjekin të paktën një biznes, prandaj kompania beson se reklamat nuk kanë për ti shqetësuar.

Reklamat do të shiten bazuar në koston për 1000 përshtypje dhe aktualisht nuk ofrohet një mënyrë për tu qasur në uebsajtin e reklamuesit direkt nga Instagram.

Këtë vit platforma pritet të gjenerojë 3.64 miliard dollar të ardhura, pothuajse dyfishin e shumës së gjeneruar në 2016 thotë firma analitike eMarketer.( PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat