Ministritë e financave të Shqipërisë dhe Kosovës me Memorandum Bashkëpunimi

Financa

Ministritë e financave të Shqipërisë dhe Kosovës me Memorandum Bashkëpunimi

Më: 18 janar 2017 Në ora: 07:21
Ministri i Financave Avdullah Hoti

Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore Sakip Imeri, u.d. drejtori i përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi, si dhe drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkelzen Morina, sot do të vizitojnë Republikën e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite ministri Avdullah Hoti do të pritet në takim nga ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë Arben Ahmetaj, ku do të nënshkruajnë edhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin mbi realizimin e Kadastrës fiskale ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat