Imeri i dorëzoi ministrit të Financave raportin vjetor të ATK-së

Financa

Imeri i dorëzoi ministrit të Financave raportin vjetor të ATK-së

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:45
Sakip Imeri dhe Avdullah Hoti

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri i dorëzoi sot ministrit të Financave, Avdullah Hoti Raportin e Punës për vitin 2016.

Me këtë rast drejtori  Imeri tha se  është i kënaqur që po dorëzon raportin vjetor të punës për vitin 2016, brenda afatit ligjor ashtu siç është përcaktuar me ligj.

“Krahas qëllimit kryesor në vjeljen e të hyrave, ATK zhvillon aktivitete të shumta të bazuara në Planin Strategjik 2015-2020, si dhe planet tjera vjetore e periodike duke ofruar shërbime më të mira për tatimpaguesit, ngritje të profesionalizimit e transparencës, perceptim më të mirë mbi integritetin dhe ndershmërinë drejt ngritjes vullnetare në pagesën e tatimeve”, tha Imeri.

Ndërsa, ministri Hoti gjatë pranimit të raportit tha se kjo është hera e parë, që raporti vjetor dorëzohet në Ministrinë e Financave formalisht, ashtu siç e thotë edhe ligji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat