Bitcoin cilësohet i dyshimtë për BQK-në

Financa

Bitcoin cilësohet i dyshimtë për BQK-në

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:31
Bitcoin dhe siguria

Bitcoin tani mund të shkëmbehet edhe në bankat e SHBA-ve. Banka e Amerikës, si e dyta më e madhja në vend, tashmë është pajisur me patentën që monedhat virtuale t’i ndërrojë me para të gatshme.

Ndërkohë, monedha digjitale Bitcoin, që është njëra nga kriptovalutat, u fut në bursën e këmbimores në Çikago nga kjo e dielë, njofton Klan Kosova.

Por, një plan legjitimimi për këto monedha virtuale nuk ka Kosova.

Madje, Banka Qendrore këto valuta i sheh si pjesë të një sistemi piramidal, e të pa sigurt. Por, kjo nuk po zmbrapsë shumë njerëz, që edhe këtu, si në gjithë botën, të investojnë në këto kriptovaluta.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat