Njihuni me kriptovalutën që tejkalon Bitcoinin

Financa

Njihuni me kriptovalutën që tejkalon Bitcoinin

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:52
Renia e Bitcoinit

Ndërsa Litecoin është ende kriptovaluta e pestë më e madhe prapa Bitcoin Cash dhe të tjerave, ajo ka forcuar pozitën e saj si një monedhë kryesore digjitale.

Gjatë vitit 2017, Litecoin është rritur me 70 herë mbi çmimin duke e tejkaluar dhe Bitcoinin.

Që nga fillimi i këtij viti, Litecoin është rritur në mënyrë dramatike me 7,291 për qind kundrejt 1,731 për qind të Bitcoin. Gjatë të njëjtës periudhë kohore, indeksi i dominimit të Bitcoin ka rënë nga 80 në 56 për qind.

Analistët supozojnë se mund të ketë arsye të ndryshme pas këtij trendi.

Disa prej tyre besojnë se rritja e interesit për kriptovalutat mund t’i ketë nxitur disa investitorëve që të marrin më shumë aventura dhe të kërkojnë mundësi të tjera investimi.

Ndërsa, rënien e indeksit të dominimit të Bitcoin dhe rritjen e popullaritetit të Litecoinit për disa analistë është se ka tarifa të ulëta për transaksione.

Gjithashtu, ekspertët thonë se Litecoin është një kriptovalutë më tërheqëse për shkak të brezit të saj më të shpejtë në bllok, i cili mundëson konfirmime më të përshtatshme të transaksioneve elektronike.

Litecoin ishte ndër kriptovalutat e para që do të futeshin në hapësirën digjitale, të krijuar nga ish-inxhinierja e Google, Charlie Lee, në vitin 2011. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat