Bashkëthemeluesi i Bitcoin.com shet Bitcoinët e tij

Financa

Bashkëthemeluesi i Bitcoin.com shet Bitcoinët e tij

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 09:40
Emil Oldenburg

Bitcoin.com është një nga faqet më të mëdha në botë për lajmet e kriptomonedhës Bitcoin, kjo faqe rriti profitin e saj falë çmimit të kriptovalutës. Por bashkëthemeluesi i saj, Emil Oldenburg, është jashtëzakonisht skeptik kur është fjala për të ardhmen e Bitcoin.

“Do të thosha se një investim në Bitcoin tani është investimi më i rrezikshëm që mund të bëni. Ka një rrezik shumë të lartë”, thotë ai në një intervistë për “Breakit”.

Megjithëse Oldenburg është larg për kritikën që i është bërë kriptomonedhave mbi qëndrueshmërinë si një aset investimi, por ai ka migruar të ardhurat e tij në Bitcoin Cash (BCH).

“Në të vërtetë, unë kam shitur të gjitha Bitcoinët dhe i kam shndërruar në para të gatshme”, thotë ai, duke iu referuar monedhës që u nda nga Bitcoin në gusht të këtij viti duke e arritur dhe kriptomonedhën tjetër Ethereum si kriptomonedha e dytë më e madhe në botë.

Oldenburg thotë se problem më i madh i Bitcoin është se ka kosto të lartë dhe merr kohë të gjatë për një transaksion. Në të vërtetë, tarifat e transaksioneve Bitcoin dyfishohen çdo tre muaj dhe tani merr mesatarisht 4.5 orë për të konfirmuar një transaksion.

“Sapo njerëzit të kuptojnë se kështu funksionon, ata do të fillojnë të shesin”, thotë ai. Aktualisht një Bitcoin tregtohet me 16,700 dollarë, ndërsa një Bitcoin Cash me 3,500 dollarë. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat