Kina mund ta marr kontrollin e Bitcoin

Financa

Kina mund ta marr kontrollin e Bitcoin

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Bitcoin është i prekshëm dhe mund të sabotohet për shkak të ekspozimit të madh në Kinë, paralajmërojnë studiuesit.

Sipas një raporti të kompanive të sigurisë “Hacken” dhe “Gladius”, Pekini mund ta bëjë të padobishëm rrjetin e Bitcoin duke marr kontrollin e kompjuterëve që ruajnë monedhat digjitale, të cilat kryesisht janë të bazuar në Kinë.

Ndërsa, Bitcoin po rritet, kjo kriptovalutë po kërkon kompjuterë më të shtrenjtë dhe më të fuqishëm ku nënkupton që minierat kanë emigruar në atë pjesë të botës ku energjia elektrike është e lirë, veçanërisht në Kinë.

Rreth 77.7 për qind e “hashpower” (forca informatike prapa Bitcoin), tani bazohet në Kinë duke e lënë rrjetin e pambrojtur. Pjesa më e madhe e pajisjeve të specializuara që përdoren për minierën Bitcoin është bërë në Kinë.

“Është e qartë se çfarë mund të bëjë ky vend në rrjet. Bitcoin është i ekspozuar ndaj Kinës dhe qeveria mund ta sabotojë atë”, tha Vladyslav Makarov, autor i raportit.

Transaksionet Bitcoin duhet të konfirmohen nga një konsensus i përdoruesve, i cili mbron monedhën nga sulmet kibernetike.

“Megjithatë, nëse njëra palë do të kontrollonte më shumë se gjysmën e fuqisë së saj të përpunimit, ata do të ishin në gjendje të manipulonin Bitcoin në një mënyrë që e bën atë të padobishëm”, thotë raporti.

Një sulm në rrjetin e kriptovalutave, potencialisht mund të ketë efekte shkatërruese. Edhe nëse nuk bllokohet plotësisht rrjeti, kjo mund të shkaktojë një krizë besimi që çon në uljen e çmimit të Bitcoin.

“Është e qartë se një sasi e madhe e përqendrimit të hashpower në një juridiksion të vetëm është e dëmshme për shëndetin e ekosistemit Bitcoin”, tha Hennadiy Kornev i “Hacken”.

Adam Anderson nga “Gladius”, tha se dëmtimi nga një sulm i tillë mund të kufizohet nga klonimi duke krijuar një version më pak të ndjeshëm ndaj ndikimit kinez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat