Kush janë njerëzit që u pasuruan gjatë 2017-ës?

Financa

Kush janë njerëzit që u pasuruan gjatë 2017-ës?

Më: 1 janar 2018 Në ora: 07:52
Jeff Bezos

ëndomë thuhet se “paraja ndjek të njëjtën rrugë” ose “paraja shkon te paraja”.

Këto thënie kanë gjetur vërtetësi te fakti se njerëzit më të pasur në botë, gjatë vitit 2017, janë pasuruar edhe më shumë.

Sipas Bloomberg, pasuria e 500 pasanikëve më të mëdhenj të botës është rritur me 23%, duke shkuar në 5300 miliardë dollarë, 1 mijë miliardë më shumë se viti i 2016.

Më fatlumi në 2017 ka qenë presidenti i rrjetit të shitjeve online Amazon dhe pronari i Washington Post, Jeff Bezos, pasuria e të cilit gjatë 12 muajve të fundit është rritur me 34.4 miliardë dollarë.

Në total, Bezos ka një pasuri prej 99.6 miliardë, çka e bën 53-vjeçarin amerikan njeriun më të pasur të botë, duke i rrëmbyer kurorën pas shumë vitesh themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

 Në shtrirje gjeografike, pasanikët kinezë janë ata të cilët janë pasuruar më shumë gjatë këtij viti. 2017-a ka qenë një vit për t’u harruar për manjatin franko-maroken të telekomunikacionit, Patrick Drahi, pasuria e të cilit ra me 39%, saktësisht 4.1 miliardë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat