Procesi i deeuroizimit, ul interesin e bankave për shërbime në valutë

Financa

Procesi i deeuroizimit, ul interesin e bankave për shërbime në valutë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:52
Brumbullit

Paketa e deeuorizimit, do t’i bëj bankat nga qershori i këtij viti më pak të interesuara për valutën dhe me interes më të madh për shërbime në monedhën vendase Lek. Ndërsa qytetarin do ta mbrojë nga rreziku i kursit të këmbimit valutor.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave (AAB) Spiro Brumbulli në një intervistë të enjten për ATSH-në tha se, paketa e masave që miratoi dje Banka e Shqipërisë, për procesin e deeuroizimit, synon të ulë peshën që kanë monedhat e huaja sot në ekonominë e vendit.

Mbi 50% e totalit të shërbimeve në bankare është në valutë  

Në strukturën e shërbimeve pasive që reflekton industria bankare në Shqipëri, valuta e huaj është dominante.

Sipas Brumbullit, depozitat zënë rreth 53% totalit të tyre në monedhë të huaj, pesha e kredive, megjithë ndërhyrjet në këto vitet e fundit për të ulur nivelin e kredive në valutë të huaj, që ka qenë në 70% dhe sot është rreth 60%  dhe borxhi i qeverisë në nivelin 49% të total, në monedhë të huaj.

Banka e Shqipërisë është burim që furnizon sistemin në lek dhe jo në valutë. Valuta është ekskluzivitet i bankave ku ajo përdoret, psh për euron është Banka Qendrore Europiane, për dollarin është Banka Qendrore në SHBA, e kështu me radhë, shpjegon eksperti Brumbulli.

Masat e BSH-së do të vënë në vështirësi monedhën e huaj 

Dy vendimit që mori dje Banka e Shqipërisë, megjithëse prekin drejtëpërdrejtë veprimtarinë e saj, synojnë të bëjnë më të vështirë veprimtarinë në monedhë të huaj dhe të nxitin transaksionet e shërbimet në monedhën vendase.

Njëri nga vendimet ka të bëjë me rritjen e rezervës së detyrueshme në valutë që ishte nga 10% e do të shkojë në 12,5% dhe do të ulet për lekun nga 10% në 7% . Gjithashtu pjesë e vendimit të djeshëm është edhe raporti i veprimeve likuide me detyrimet afatshkurta, që i bën bankat të jenë më pak të interesuara për depozita në valutë qoftë edhe në kredi në valutë, duke i dhënë rëndësi mbrojtjes së qytetarit, nga rreziqet e kursit të këmbimit valutor, luhatjet e të cilit i vendos tregu.

Të mirat nga përdorimi i Lekut

Përdorimi monedhës kombëtare ka anë shumë pozitive. Eksperti Brumbulli shpjegon se, për të gjithë ata që kanë të ardhura në lek dhe jo në valutë, eliminon riskun e këmbimit, pasi nëse shërbimet i ke në valutë do të thotë të jesh gjithë i ekspozuar nga kursi i këmbimit.

“Qytetarët janë ndeshur me shtrëngesën e bankave për veprime në valutë dhe janë bërë hapa përpara, sot jemi në një situatë krejt ndryshe nga viti 2010 edhe pse mbetet shumë për të bërë përsa i takon portofolit të kredive të  biznesit. Biznesi ka më shumë veprime të import eksportit dhe preferenca e tyre e parë ka qënë gjithnjë monedha huaja”, thotë ai.

Në fak monedha huaj është në momentin që bën blerjen, pastaj gjithë shlyerjet e tjera bëhen brenda vendit, ndaj Brumbulli apelon se është me leverdi, që të marrin huanë në lekë, ta konvetojnë për kryerjen e pagesës që do bëjnë dhe të gjitha shlyerjet ndaj bankave të bëhen në lekë, në një kohë që edhe të ardhurat i kanë në lekë.

Procesi i deeuroizimit do të rregullojë raportin e valutave në ekonomi 

Si një nga ekspertët më të njohur të ekonomisë dhe me eksperiencë të gjatë në sistemin bankar, Brumbulli sqaron se, ky proces nuk bën fjalë për të hequr nga qarkullimi valutat e huaja, por për të vendosur një rregullim të raporteve, që këto valuta duhet të kenë në ekonomi dhe në transaksionet tregtare për efekt të forcimit të ekonomisë dhe uljes së ekspozimit të rriskut nga kursi i këmbimit që mund të ndodhi në çdo moment nëse do të vazhdohej me ritmet që kishte nisur përdorimi i valutave.

“Shoqata Shqiptare e Bankave i vlerëson këto masa si pjesë të kuadrit të forcimit të stabilitetit të ekonomisë së vendit dhe uljes së rrezikut për qytatarët. Procesi i deeuroizimit është i nevojshëm dhe dobiprurës në afatin e gjatë, si për përmirësimin e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare ashtu edhe për uljen e rreziqeve të stabilitetit financiar” tha ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat