Verstappen tregon forcën në garën sprint në Kinë

Formula 1

Verstappen tregon forcën në garën sprint në Kinë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:06
Verstappen me makinë

Gara e parë sprint sezonale zhvilluar në Kinë mëngjesin e sotëm u fitua nga piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen. Ai e nisi garën nga vendi i katërt por në mesin e 19 xhirove që zgjati kjo garë ai mori komandën dhe më pas u shkëput, duke e mbyllur 10 sekonda para vendit të dytë.

I dyti u klasifikua piloti britanik Lewis Hamilton me Mercedes, që riktheu kohët e arta. Ai nuk arriti të përballojë ritmin e Verstappen, duke u kënaqur më vendin e dytë. Në podium u ngjit edhe makina tjetër Red Bull e Sergio Perez, që mori vendin e tretë pas një parakalimi spektakolar ndaj dy makinave pak xhiro nga fundi.

Në vendet 4-5 u renditën dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc që parakaloi dhe la pas shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz. Dy pilotët e “kokëkuqes” patën edhe një kontakt në pistë, por pa pasoja. Lando Norris, që e nisi garën nga “pole”, bëri një start të keq dhe e mbylli në vendin e gjashtë.

Probleme për Alonso, që u tërhoq dy xhiro nga fundi, pas një kontakti me Sainz, duke mos marrë pikë. Në zonën e pikëve u renditën edhe Piastri (i shtati) dhe Russell (i teti). Po sot do të zhvillohen provat zyrtare për garën e së dielës, që nis në orën 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat