Hamilton shënon edhe një fitore

Formula 1

Hamilton shënon edhe një fitore

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 16:31
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Hockenheim, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes. Suksesi i radhës për kampionin e botës në fuqi, që pasi mori kreun një javë më parë në Hungari, tani e thellon edhe më shumë diferencën me shokun e skuadrës, Nico Rosberg, që u rendit në vendin e katërt (+19 pikë). Në podium u ngjitën edhe dy makinat Red Bull, me Daniel Ricciardo që la pas shokun e skuadrës Max Verstappen. Ndërsa Ferrari zhgënjen sërish, që e mbyll garën ashtu si e nisi, në vendet 5 e 6, me Vettel që la pas Raikkonen. Në “top 10” (zonën e pikëve) edhe Hulkenberg, Button, Bottas dhe Perez. Hamilton thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme. Ai kryeson me 217 pikë, duke lënë pas Nico Rosbergun me 198 pikë, pasojnë: Daniel Ricciardo (Red Bull) 133, Kimi Räikkönen (Ferrari) 122, Sebastian Vettel (Ferrari) 120 pikë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat