Hamilton pendohet, tani ka besim te Mercedes

Formula 1

Hamilton pendohet, tani ka besim te Mercedes

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:15
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton pendohet për deklaratën e fortë të tij të bërë pas përfundimit të Çmimit të Madh të Sepangut të cilin nuk e mbylli për shkak të një problemi në motorin e makinës së tij.

Kampioni i botës në Formula 1, në prag të garës së Japonisë tha se ka besim te skuadra e Mercedes dhe jo te teoritë për komplot.

“Besoj te skuadra ime, por ka tifozë që besojnë te komploti. Çdo kush është i lirë të mendojë si të dëshirojë”, tha Hamilton në konferencën e zakonshme për shtyp që mbahet përpara garës.

Megjithatë problemi i besueshmërisë së makinës te Mercedes mbetet për Lewis Hamilton. Britaniku deklaroi se motori ka qenë problem për të gjatë këtij sezoni dhe se mori sigurinë nga mekanikët për zgjidhjen e tij.

Në këtë konferencë shtypi ishte edhe piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg, i cili foli më shumë për garën e Suzukes, ku ai shpreson të fitojë dhe të vendosë emrin mes legjendave të Formula 1 që kanë ditur të triumfojnë në pistën japoneze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat