F1, Mercedes nuk fal as provat e lira

Formula 1

F1, Mercedes nuk fal as provat e lira

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 11:38
Mercedes

Mercedes dominon provat e lira në Çmimin e Madh të Austin në Botërorin e Formula 1.

Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton ishin të pakapshëm në 2 sesionet e para të këtyre provave.  Në sesionin e parë të provave të lira ishte britaniku ai që triumfoi duke e përshkuar pistën me 1 minutë 37 sekonda e 428 të mijtat duke e lënë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg.

Gjermani, që kërkon fitoren e 10 sezonale, u kundërpërgjigj në sesionin e dytë të këtyre provave të cilin e mbylli me 1 minutë 37 sekonda e 358 të mijtat që është edhe koha më e mirë e ditës. 

Në vendin e dytë në këtë sesion provash u rendit Daniel Ricciardo, ndërsa Hamilton këtë radhë u kënaq me vendin e tretë. 

Ferrari shënoi si rezultatin më të mirë në këtë sesion provash vendin e katërt të Sebastian vettel, ndërsa Kimi Raikkonen u pozicionua në vendin e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat