Verstappen “mbret” i parakalimeve, Hamilton i xhirove te shpejta

Formula 1

Verstappen “mbret” i parakalimeve, Hamilton i xhirove te shpejta

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 21:01
Verstappen Hamilton

Të apasionuarit dhe ekspertët e Formula 1 e kishin kuptuar, por tani mund të bëhet edhe bilanci i statistikave. Piloti që parakalon më shumë në Formula 1, është Max Verstappen. E certifikon “Pirelli” që punlikoi numrat e sezonit që sapo ka përfunduar. Në 2016 holandezi i Red Bull ka parakaluar rivalët për plot 78 herë dhe bëhet fjalë për shifrën më të lartë të rregjistruar që nga 1983, pra viti kur kanë nisur të jenë të disponueshme këto statistika.

Verstappen ka fituar edhe cmimin e FIA-s për parakalimin më të mirë të vititi, ai në dëm të Nico Rosberg në Brazil. Në Cmimin e Madh të Interlagos Verstappen sulmoi dhe la pas edhe Sebastian Vettel, i vetmi parakalim i pësuar nga gjermani që rezulton edhe si piloti që është parakaluar më pak për këtë vit. Piloti që ka bërë më shumë parakalime në një garë të vetme është Lewis Hamilton, me plot 18 parakalime në Kinë, ai që ka fituar më shumë pozicione në xhiron e parë është Fernando Alonso që numëron plot 41 pozicione të fituara në xhiron e startit në gjithë 2016-ën. Parakalimet e këtij viti kanë qenë në total 866 me një mesatare prej 41.2 parakalimesh në cdo garë.

Pirelloi publikoi dhe të tjera statistika interesante. Gara më e gjatë e vitit ishte Cmimi i Madh i Brazilit që zgjati plor 3 orë, 1 minutë e 01.335 sekonda, ndërsa gara më e shkurtër me kohëzgjatje 1 orë 17 minuta e 28.089 sekonda me fitues Nico Rosberg ishte Cmimi i Madh i Italisë. Për sa i përket xhirove më të shpejta, këtu “mbreti” është Leëis Hamilton, autor i numrit më të madh të xhirove më të shpejta. Britaniku mund të krenohet me një mesatare prej 15.3 xhirosh më të shpejta gjatë garave de 12 të tilla në provat kualifikuese, si edhe me numrin total të xhirove kur ka qenë në kryesim, plot 566.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat