Dominim finlandez

Formula 1

Dominim finlandez

Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Finlanda udhëheq në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Rusisë. Në Socci, dy vendet e para janë zënë nga Kimi Raikkonen (Ferrari) dhe Valtteri Bottas (Mercedes).

Ferraristi regjistroi kohën 1:36:074, duke lënë pas për vetëm 45 të mijëtat rivalin me Mercedes. Pas tyre, Lewis Hamilton (Mercedes), Max Verstappen (Red Bull) dhe Sebastian Vettel (Ferrari).
Daniel Ricciardo, Sergio Perez, Felipe Massa, Lance Stroll dhe Esteban Ocon mbyllin dhjetëshen e parë të klasifikimit të sesionit të parë të provave të lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat