Hamilton: Një garë fantastike, një fitore e rëndësishme

Formula 1

Hamilton: Një garë fantastike, një fitore e rëndësishme

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:05
Lewis Hamilton duke festuar në podium me bashkëkolegun e tij

Nuk përmbahet dot nga fitorja në Montreal. Lewis Hamilton feston fitoren për Çmimin e Madh të Kanadasë. Ai është sikurse në qiellin e shtatë dhe e bënë shumë të lumtur ky triumf. Ai kompletoi këtë fundjavë magjike me një fitore të rëndësishme në pistën kanadeze, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes për konstruktorë. “Ishte një garë fantastike, një fitore e rëndësishme, para një publiku magjepsës, Këtu ka gjithnjë një atmosferë fantastike. Këtu kam arritur ‘pole’ dhe fitoren e parë në karrierën time, ndaj ndihem mirë kur garoj këtu”, tha Hamilton.

Në këtë pistë, 10 vite më parë erdhi fitorja e parë e pilotit britanik të Mercedes, që nuk zhgënjeu as këtë fundjavë, duke bërë një garë të mrekullueshme. “Jam në qiellin e shtatë, por për këtë fitore duhet të falënderoj Bottas dhe të gjithë skuadrën për punën e mirë që kemi bërë. Zhvilluam një garë fantastike, ishte si një shëtitje në park, në një ditë me diell. Një ndjesi e mrekullueshme, që shpresoj të vazhdojë edhe në garat e tjera”, tha piloti Hamilton.  Sebastian Vettel kryeson me 141 pikë, 12 më shumë se Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat