Mbetet te Mercedesi deri në vitin 2018

Formula 1

Mbetet te Mercedesi deri në vitin 2018

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 15:07
Valtteri Bottas

Është i lumtur që vazhdojë me Mercedesin. Është fjala për Valtteri Bottas, i cili do të qëndrojë te Mercedes edhe sezonin e ardhshëm në Formula 1. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, drejtuesit e Mercedesit deklaruan se piloti finlandez do të pilotojë makinën kampione edhe vitin 2018.

“Valtteri Bottas do të vazhdojë të pilotojë “shigjetat e argjendta” edhe gjatë vitit 2018”, thuhet në një komunikatë të makinës Mercedes. Bottas aktualisht ndodhet në vendin e tretë të Botërorit të Formula 1, duke marrë kështu besimin e Mercedes edhe për një sezon tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat