Vettel: Diçka shumë e bukur të shohësh dy Ferrari në podium

Formula 1

Vettel: Diçka shumë e bukur të shohësh dy Ferrari në podium

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:01
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit, në garën e parafundit të Botërorit të Formula 1.

Ai i gëzohet triumfit të tij në Interlagos, por i gëzohet gjithashtu paraqitjes së Ferrarit që në këtë garë kishte në podium dy pilotë.

“Për ne ka qenë një periudhë e vështirë gjatë këtyre javëve, por pas një periudhe jo të mirë është diçka shumë e bukur të shohësh dy Ferrari në podium”.

“Ishte si një çlirim për ne. Ritmi i garës ishte deri diku i njëjtë për të gjithë, nuk kishte shumë hapësira për gabime dhe ishte e vështirë të kontrolloje makinën”, deklaroi Vettel.

I kënaqur me paraqitjen e tij u shfaq edhe Kimi Raikkonen me pilotin tjetër të Ferrarit që në xhirot e fundit arriti të mbante pas kampionin e Botës, Lewis Hamilton i cili ishte më i shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat