Dovizioso: Ky vit ishte i rëndësishëm për ne

Formula 1

Dovizioso: Ky vit ishte i rëndësishëm për ne

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 15:02
Andrea Dovizioso

Andrea Dovizioso ka marrë përgëzimet e të gjithë stafit të Ducati për paraqitjen e bërë këtë sezon, ku dueloi deri në fund për titullin kampion në MotoGP. Piloti italian u rendit i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, duke bërë një paraqitje të mirë. “Ky vit ishte i rëndësishëm për ne, pasi mësuam shumë gjëra në lidhje me motorin, potencialin e tij. Edhe unë personalisht mësova shumë, teksa për herë të parë isha në garë për titull në Moto GP, situatë që besoj se do të më ndihmojë për vitin tjetër, për të menaxhuar më mirë situatat”, tha Andrea Dovizioso.

Më tej, Dovizioso shton: “Më vjen keq që nuk mund ta mbyll garën e fundit në Valencia, por entuziasmi dhe dëshira për fitore ndikuan në daljen nga pista. Megjithatë jam i kënaqur dhe dua të falënderoj skuadrën për punën e bërë përgjatë gjithë sezonit, pasi kjo është meritë e tyre. Besoj se vitin tjetër do të jemi edhe më kompetitivë”, tha Dovizioso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat