Marquez: Kur fiton një Botëror gjithçka është më e lehtë

Formula 1

Marquez: Kur fiton një Botëror gjithçka është më e lehtë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:05
Marquez

Tashmë ka hedhur pas krahëve stresin për fitimin e titullit kampion në MotoGP dhe pasi e ka siguruar atë për të 6-n herë në karrierë, piloti spanjoll Marc Marquez duket më i qetë dhe i qeshur.

“Kur fiton një Botëror gjithçka është më e lehtë dhe e bukur. Ky ka qenë një sezon më i vështirë se 2016-ta, pasi rivaliteti ishte më i madh. Ndaj jam i kënaqur, pasi arritëm diçka fantastike dhe shpresoj që kjo gjë të vazhdojë sa më gjatë edhe pse rivaliteti sa vjen e rritet”, u shpreh piloti spanjoll i Honda.

Marquez beson se për titullin kampion vitin tjetër do të ketë më shumë konkurrencë, duke shtuar se do të jenë të paktën 6 rivalë: “Do të jetë një Botëror edhe më fantastik, pasi Dovizioso do të tentojë të fitojë vitin tjetër titullin. Vinales dhe Lorenzo do të rriten edhe më shumë, Rossi do të përpiqet të tregojë se është ende kampion, ndërkohë që Zarco do të jetë një kandidat real, pasi këtë vit ishte surprizë. Tani është koha për pushime, më pas të mendojmë për të ardhmen”, tha Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat