Dorëzohet Raikkonen, hap profil në “Instagram”

Formula 1

Dorëzohet Raikkonen, hap profil në “Instagram”

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 16:24
Raikkonen

Më në fund edhe Kimi Raikkonen është bërë “social”. Piloti i heshtur i Ferrarit ka zbritur në planetin “Instagram”, pasi ka krijuar një profil personal të komunikimit direkt me ndjekësit e tij.

Për pilotin finlandez që njihet mjaft mirë për karakterin e tij kontravers, por shumë i dëshiruar nga publiku për mënyrën e tij të sjelljes, ky moment bën shumë interes: në të shkuarën Kimi kishte refuzuar deri në përçmim aktivizimin në platformat sociale.

Shumë origjinale ka qenë edhe shfaqja e tij në parë në këtë platformë për t’ju prezantuar tifozëve. Shumë i ftohtë dhe me një të folur të ngadaltë finlandezi i është drejtuar tifozëve: “Përshëndetje të gjithëve. Këtë herë nuk e di se çfarë po bëj, por të shohim se çfarë do të ndodhë: ky është profili im në “Instagram” dhe kush dëshiron mund të më ndjekë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat