Boullier: Jemi 1 sekondë më të shpejtë

Formula 1

Boullier: Jemi 1 sekondë më të shpejtë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:39
Makina McLaren

Kur duhen gati një muaj e gjysmë që të nisin testet e para dimërore në Formula 1 (në fund të shkurtit, në Barcelona), drejtuesit e makinës McLaren shprehen optimistë për paraqitjen e tyre sezonin e ri. Sipas Eric Boullier, drejtori sportiv i makinës britanike, njëvendëshja është 1 sekondë më e shpejtë me motorin Renault, krahasuar me një vit më parë, kur përdorte motorin Honda.  “Me motorin e ri rikuperojmë më shumë energji në MGU-H, jemi më të shpejtë dhe koha në një xhiro është shumë më e mirë krahasuar me vjet. Mund të them se për momentin jemi 1 sekondë më të shpejtë, ndërkohë që po punojmë ende në shumë drejtime”, tha Boullier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat