Williams zgjedh pilotin e dytë, Robert Kubica mbetet kolaudator

Formula 1

Williams zgjedh pilotin e dytë, Robert Kubica mbetet kolaudator

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:39
Williams

Pas një muaji plot dilemma, skuadra Williams ka vendosur sot se cili do të jetë piloti i dytë i saj në Botërorin 2-18 të Formula 1. Emri i përzgjedhur nga makina britanike është rusi Sergey Sirotkin, 22 vjeç, që do të jetë shoku i skuadrës së Lance Stroll, i rikonfirmuar. Emri i Sirotkin u përfol prej kohësh se do të ishte piloti i dytë, por ai ishte në garë me polakun Robert Kubica, që synonte të rikthehej në Formula 1 pas 7 vitesh. Por Williams i ka kënaqur të dy pilotët, pasi Kubica do të jetë piloti rezervë dhe kolaudator i makinës dhe do të merret me përmirësimin e motorit dhe testimin e makinës në disa gara.

Sirotkin në vitin 2015 u rendit i treti në Botërorin e GP2 dhe nga viti 2016 ka qenë pilot ii tretë i Renault, duke qenë edhe pjesëmarrës në disa nga sesionet e lira në edicionin e kaluar. “Jam krenar që Williams më ka zgjedhur dhe ju premtoj se do të jap maksimumin në pistë”, tha Sirotkin, që ka fituar garën me Kubica edhe falë sponsorëve më të fuqishëm që kishte nga vendlindja. Në Formula 1 rikthehet edhe Robert Kubica, si pilot rezervë edhe pse synonte të ishte titullar, ndërkohë që vjet testoi makinën Williams në disa pista. Ai do të jetë në testet dimërore që do të zhvillohen në pistën e Montmelo në fund të shkurtit. “Jam në formë dhe falënderoj Williams për këtë mundësi”, tha Kubica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat