Lewis Hamilton më i shpejti në testet e e zhvilluara në Montmelo

Formula 1

Lewis Hamilton më i shpejti në testet e e zhvilluara në Montmelo

Më: 2 mars 2018 Në ora: 20:18
Formula

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, në pistën e Montmelo (Spanjë) u mbyllën testet e para dimërore në Formula 1, aty ku ditën e fundit të provave të lira dominoi Lewis Hamilton me Mercedes. Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’39”333, koha më e mirë e 4 ditëve prova, duke qenë më i shpejti në pistë. Një rezultat dhe paraqitje që tregon se makina gjermane është më e shpejta dhe sërish pretendente për titullin kampion edhe këtë sezon.

Ai që surprizoi është Stofel Vandoorne me McLaren, i dyti, çka tregoln se makina britanike është shumë e shpejtë me motorin e ri, ndërsa në vendin e tretë u rendit Sebastian Vettel me Ferrari, gati 1 sekondë më i avashtë se Hamilton. Gjithsesi, tri pilotët e parë përdorën tipe të ndryshme gomash, çka bëri edhe diferencën në pistë. Edhe në ditën e fundit të prova e të lira mot ii keq ishte protagonist, por pista u tha shpejt dhe pilotët patën mundësi të testojnë mjaft gjëra të reja në makinat e tyre. Pas një jave do të zhvillohet sesioni i dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat