Ferrari ëndërron me Vettelin

Formula 1

Ferrari ëndërron me Vettelin

Më: 6 mars 2018 Në ora: 19:46
Ferrari ëndërron me Vettelin

Piloti gjerman Sebastian Vettel ka dhënë kohën më të shpejtë sot në ditën e parë të sesionit të dytë të testeve dimërore që po zhvillohen në pistën spanjolle të Montmelo. Ferraristi dha gjatë paradites kohën 1’20”396, koha më e shpejtë e gjithë ditës, ndërkohë që gjatë paradites dhe pasdites ai realizoi në total 171 xhiro, më shumë se çdo pilot tjetër. Ndryshe nga java e kaluar, kur në pistë ishte shi e dëborë, këtë herë kushtet atmosferike ishin normale dhe skuadrat patën mundësi të punojnë qetësisht dhe të testojnë mjaft ndryshime.

Në vendin e dytë u rendit piloti finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas, që garoi gjatë paradites (86 xhiro), ndërsa gjatë pasdites makinën gjermane e testoi kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton (91 xhiro), që u rendit i katërti. Mes tyre u klasifikua piloti i Red Bull, Max Verstappen (130 xhiro), që gjatë pasdites pati edhe një moment kur doli jashtë piste. Në vendin e pestë u rendit Gasly me Toro Rosso. Edhe sot, pilotët testuan tipe të ndryshme gomash, në përpjekje që të gjejnë kushtet optimale për sezonin që do të nisë më 25 mars, në Australi. Testet do të vijojnë edhe nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat