Dovizioso e Rossi dominojnë provat e lira në Katar, Marquez i treti

Formula 1

Dovizioso e Rossi dominojnë provat e lira në Katar, Marquez i treti

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:38
Ansdrea Dovizioso

Ansdrea Dovizioso me Ducati ka dhënë kohën më të shpejtë sot në pistën e Losail, në sesionin e parë të testeve të lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Katarit, që zhvillohet ditën e diel. Piloti italian dha kohën 1’55”366, duke konfirmuar se ashtu si vjet edhe këtë sezon do të jetë protagonist në Moto GP, duke dueluar për titullin e parë kampion në karrierë. I dyti u rendit një tjetër italian, Valentino Rossi me Yamaha, me vetëm 61 të mijëtat larg patriotit të tij, një kohë e mirë që vjen 24 orë pas rinovimit të kontratës me Yamaha. I treti, ashtu sikurse pritej, u rendit kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez me Honda.

Gara e Katarit do të zhvillohet ditën e diel me drita, ndaj provat e lira do të vijojnë sërish edhe nesër, kur gjatë pasdites do të zhvillohen edhe provat zyrtare. Por që pas sesionit të parë u qa qartë që tri të parët do të duelojnë për fitoren në këtë garë e ndoshta edhe për titullin kampion. Një përmirësim të dukshëm krahasuar me vjet bëri Andrea Iannone, që me Suzuki u klasifikua në vendin e katërt e pas tij Jorge Lorenzo (i pesti) me motorin tjetër Ducati. Spanjolli Maverick Vinales, me Yamaha, u rendit në vendin e 11-të, ndërsa pas tij Dani Pedrosa me Honda. Provat zyrtare do të zhvillohen nesër në orën 17:45, ndërsa gara të dielën, ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat