Vettel: Rivalët tanë do të jenë Mercedes dhe Red Bull

Formula 1

Vettel: Rivalët tanë do të jenë Mercedes dhe Red Bull

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:44
Vettel

Vetëm pak ditë nga fillimi i sezonit 2018 në Formula 1 dhe Sebastian Vettel shprehet se ka besim te makina Ferrari dhe se këtë vit do të arrijë të bëjë realitet ëndrrën për të fituar titullin kampion me “kokëkuqen”. Pas testeve të fundit në Barcelonë, piloti gjerman ka mbetur i kënaqur, ndaj shprehet optimist në prag të kësaj fundjave: “Mendoj se makina jonë ka bazat për të qenë e suksesshme këtë sezon. Kemi punuar edhe për zhvillimin e motorit, për të zbuluar mundësinë e përmriësimit të mëtejshëm. Ndaj kam shumë besim te skuadra, pasi i di aftësitë e inxhinierëve dhe se kanë punuar fort për të triumfuar këtë sezon”, u shpreh Vettel.

Në lidhje me rivalët që do të ketë këtë sezon, piloti gjerman shton: “Rivalët tanë do të jenë Mercedes dhe Red Bull, që edhe në testet dimërore treguan se janë të shpejtë. Ata përdorën vetëm një tip gomash gjatë testeve, por kjo gjë nuk mund të ndodhë gjatë garës. Gjithsesi, ne kemi bërë punën tonë, kemi përshkuar mbi 4300 kilometra në pistë dhe nuk patëm asnjë problem. Madje u argëtova duke pilotuar makinën Ferari. Mezi pres që të nisin provat në Australi, pasi jemi optimist dhe duam të shohim se ku jemi realisht. Unë kam besim se ky do të jetë një sezon i mirë për Ferrarin”, deklaroi Sebastian Vettel, që ka mbërritur në Melburn për garën e parë sezonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat