Ferrari ka fituar dy pozicione tejet të mira për garën e parë të sezonit të ri në Formula 1.
Çmimin e madh të Australisë e fitoi Sebastian Vettel, i cili la mbrapa kampionin botëror, Lewis Hamilton.
Vendin e fundit në podium e zuri ngasësi tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen.
Në pozitat, 4 dhe 5 përfunduan ngasësit: Ricciardo dhe Fernando Alonso. Ngasësi tjetër i Mercedes, Walter Bottas e mbylli garën në pozitën e 8’të.
Gara e ardhshme apo e dyta e sezonit të ri, mbahet në Bahrain më 8 prill.