Vettel e pranon: Fitore me pak fat, optimistë për të ardhmen

Formula 1

Vettel e pranon: Fitore me pak fat, optimistë për të ardhmen

Më: 25 mars 2018 Në ora: 10:42
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel u shfaq u ngazëllyer pas suksesit në garën e parë të vitit në Çmimin e Madh të Australisë. Gjithsesi, piloti gjerman i Kukëkuqes e pranon se edhe fati pati pjesën e tij në këtë triumf të Ferrarit.

“Shkoi gjithçka mirë, patëm pak fat, por në të vërtetë jam dëfryer shumë. Morën një fitore, por ne kërkojmë shumë më tepër. Shpresoja në një nisje më të mirë, por pata probleme me gomat në fillim dhe e humba pak kontaktin me Lewisin dhe Kimin. Më pas mora kryesimin dhe e kishin të vështirë të më parakalonin.”

Vettel sheh me optomizëm vazhdimësinë e sezonit.

“Makina me jep ndjesi shumë pozitive. Të gjithë e dimë që kur makina nuk përgjigjet si duhet, gjithçka bëhet më e vështirë. Ky sukses na motivon për javët e ardhshme.”

Në podium u ngjit edhe Raikkonen, që synonte diçka më shumë se vendi i tretë.

“Ishte një garë pozitive, por nuk kemi marrë maksimumin e mundësive tona. Fati ishte me Vettel dhe rëndësi ka që morëm vendin e parë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat