Dovizioso: Jam me këmbë në tokë

Formula 1

Dovizioso: Jam me këmbë në tokë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:33
Andrea Dovizioso

Andrea Dovizioso duket se është piloti që duhet mundur këtë sezon në Botërorin e MotoGP, teksa italiani i Ducati e ka nisur mbarë kampionatin, duke fituar garën e parë sezonale. Por Dovizioso shprehet se është një pilot “normal” si gjithë të tjerët: “Unë jam si gjithë të tjerët, jam me këmbë në tokë dhe i tillë do të mbetem gjithnjë. Dua të jem i thjeshtë edhe pse kjo mund të duket banale në sporti. Ky ndoshta është një gabim që e bëjnë të gjithë pilotët. Vjet u rendita i dyti në Botërorin e MotoGP, pas Marquez, por nuk kam ndryshuar për shkak të këtij rezultati, përkundrazi. Ëndrrat ime? Të bëhem sërish baba dhe të fitoj titullin kampion në MotoGP”, tha Dovizioso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat