Çmimi i Madh i Australisë: “Ferrari fitoi falë një virusi”

Formula 1

Çmimi i Madh i Australisë: “Ferrari fitoi falë një virusi”

Më: 29 mars 2018 Në ora: 23:54
Hamilton

Ka qenë një virus që ka prekur një nga aparaturat “offline” që ka çroditur Mercedes në Melburn. Këtë e ka bërë të ditur drejtori teknik i pistës, Andrew Shovlin, i cili ka shpjeguar atë që ka ndodhur në momentin e parakalimit të Vettel në pit stop. Gjermani i Ferrari-t ka arritur të dalë para Hamilton në pistë dhe ka fituar garën, ndërsa gjermanët, duke u bazuar te simulimet e bëra në kohën reale nga programi, ishte i bindur se kishte një avantazh të mjaftueshëm për të ruajtur vendin e parë.

“Nuk ka qenë një problem në software-in e përdorur për strategjinë e garës, – ka thënë Shoviln. – Kemi gjetur një defekt në instrumentin “offline” që na ka dhënë një vlerë të gabuar. Problemi është se nuk kemi të bëjmë me një skencë të saktë sepse nuk do të dihet kurrë me siguri se me çfarë shpejtësie hyn një makinë në korsinë e bokseve”.

Pikërisht aty ku Vettel ka bërë diferencën, duke përshpejtuar në maksimum para fillimit të pjesës ku shpejtësia është e kufizuar. Kështu, Mercedes, që mendonte se kishte një avantazh prej 15 sekondash në bazë të të dhënave, në të vërtetë kishte më pak se 13 sekonda. Një diferencë e madhe që ka vendosur garën.

“Në të ardhmen, – ka thënë Shovlin, – do të sigurohemi që të kemi një avantazh më të madh sepse duam të jemi në gjendje të mbulojmë distancën me një rival. Kemi marrë masat për të qenë të sigurt që të mos ndodhë më”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat