Vettel fiton edhe në Bahrein

Formula 1

Vettel fiton edhe në Bahrein

Më: 8 prill 2018 Në ora: 19:07
Pamje nga gara

Sebastian Vettel e ka festuar në mënyrën më të mirë garën e tij numër 200 në Formula 1, duke u bërë piloti i 18-të në histori që e arrin këtë shifër. Gjermani, pas fitores në Çmimin e Madh të Australisë, ka triumfuar edhe në atë të Bahrein. Pas tij janë renditur Bottas dhe Hamilton, me këtë të fundit që e ka nisur garën nga vendi i nëntë. Ka nisur keq gara për pilotët e Red Bull, të dy të tërhequr në xhiron e pestë. E kundërta ka qenë për Hamilton, kampionin në fuqi, i cili ka rikuperuar tri pozicion brenda së njëjtës xhiro. Vettel kryeson renditjen e përgjithshme me 50 pikë, e ndjek Hamilton me 33, ndërsa në vendin e tretë e mban Bottas me 22 pikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat