Ferrari merr dënim të rëndë pas incidentit të sotëm

Formula 1

Ferrari merr dënim të rëndë pas incidentit të sotëm

Më: 8 prill 2018 Në ora: 23:52
Ferrari

Ferrari është dënuar menjeherë pas garës së sotme për Shpërblimin e Madh të Bahreinit që është zhvilluar në shtegun Sakhir, është shkaktuar një incident që la mekanikun e tyrë me këmbë të thyer.

Kishte ndodhur një keqkuptim ku është lëshuar drita e gjelbër para se të ndërroheshin gomat e bolidit të Raikkonenit. Finlandezi është nisur menjëherë pas ka parë dritën e gjelbër, duke ia zënë këmbën nën rrotën e pasme mekanikut.

Mekanikut të Ferrarit i është thyer këmba rëndë pasi i është shkelur nga rrota e bolidit që po e ngiste Raikkonen.

Për këtë incident të sotëm, Ferrari është dënuar me 50 mijë euro nga FIA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat