Zgjohet Hamilton, i pari në provat e para në Kinë

Formula 1

Zgjohet Hamilton, i pari në provat e para në Kinë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 09:18
Lewis Hamilton shfaqet ndryshe në provat e lira të Kinës.

Pasi ështe mundur në dy garat e para të sezonit nga rivali i tij më i fortë, Sebastian Vettel, Lewis Hamilton shfaqet ndryshe në provat e lira të Kinës.

Sesioni i parë i provave të lira është dominuar nga britaniku, i cili arriti ta ndalë kronometrin në kohën 1.33.999, duke xhiruar në pistën e Shangait me gomat e buta, me shiritin e verdhë.

Me më shumë se 3 të dhjetat pas tij u rendit finlandezi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, që ndryshe nga britaniku, garoi me gomat e ndermjetme dhe ultrasoft.

Një tjetër finlandez u rendit në vendin e tretë. Ai ishte Bottas me vetëm 1 të dhjetën më ngadalë sesa Raikkonen. Ricciardo dhe Verstappen u renditën përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa pas tyre u rendit kryesuesi i Botërorit, Sebastian Vettel.

Vettel, i cili ishte më shumë se 8 të dhjetat më ngadalë sesa Hamilton, garoi me gomat soft e ultrasoft dhe zhvilloi 18 xhiro.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat