Me garën në disiplinë drift hapet stinori i ri në automobilizmin e Kosovës.
Kështu thuhet nëe një njoftim të Federatës së Auto Sportit e Kosovës, e cila sot në orën 12:00, te Salla e Panaireve në Gazimestan, organizon garën e parë për sivjet.
“Dashamirët e shumtë të auto sportit e sidomos të disiplinës drift do të kenë mundësi t’i shohin atraksionet e automobilistëve tanë, ndërsa interesimi për pjesëmarrje është mjaft i madh. Paraqitja në garë bëhet nga ora 08:00-09:00, ndërsa garuesit, të cilit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe më herët duhet t’i kenë pajisjet e duhura. Gara do të zhvillohet në dy klasa, ndërsa fituesit përcaktohen pas tri xhirove”, thuhet në njoftim.