Pedrosa, gati për Çmimin e Madh të Amerikës

Formula 1

Pedrosa, gati për Çmimin e Madh të Amerikës

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:27
Dani Pedrosa

Dani Pedrosa (Honda) do të jetë ditën e diel në startin e garës së Çmimit të Madh të Amerikës, gara e tretë sezonale e Moto GP, që zhvillohet në pistën e Austin. Prania e pilotit spanjoll ishte në dyshim pas operacionit që ai kreu në dorën e dëmtuar pas aksidentit që pësoi në garën e Argjentinës, që në xhiron e parë.

Operacioni shkoi me sukses e po ashtu edhe periudha e riaftësimit ka shkuar mirë dhe në kohë rekord Pedrosa ka marrë “OK” e doktorëve për të qenë në pistë rregullisht këtë fundjavë. Pedrosa pësoi një frakturë, që e bëri të detyrueshme ndërhyrjen kirurgjikale të kryer në Barcelonë, por tashmë gjithçka është rikuperuar dhe spanjolli do të jetë në garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat