Marquez fitoi në Spanjë

Formula 1

Marquez fitoi në Spanjë

Më: 6 maj 2018 Në ora: 15:38
Marc Marquez

Piloti Marc Marquez me Honda triumfoi në shtegun e Jerezit, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, duke marrë edhe kreun e renditjes së përgjithshme. Një paraqitje e mirë e pilotit spanjoll, që në mesin e garës mori komandën dhe e mbrojti atë deri në fund. Marquez përfitoi edhe nga një aksident 8 xhiro nga fundi që përfshiu 3 ndjekësit e tij më të afërt, Pedrosa, Lorenzo e Dovizioso, për të garuar i qetë dhe korrur një fitore relativisht të lehtë. Garë për t’u harruar kjo për motorin Yamaha, me Rossin që u klasifikua i shtati e Vinales i teti. Pas fituesit Marquez u renditën francezi Johann Zarco (i dyti me Yamaha) e italiani Andrea Iannone (i treti me Suzuki).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat