Marquez akuza Rossit

Formula 1

Marquez akuza Rossit

Më: 8 maj 2018 Në ora: 10:41
Marc Marquez

Duket se polemikat mes Marc Marquez dhe Valentino Rossit nuk do të përfudojnë ndonjëherë. Pas garës së fundit të zhvilluar në pistën e Jerez, piloti spanjoll ka komentuar incidentin që përfshiu 3 pilotët që ishin pas tij në renditje: Pedrosa me Honda si dhe Lorenzo e Dovizioso me Ducati.

“Në Argjentinë unë bëra një gabim dhe isha i pari që e pranova fajin dhe kërkova ndjesë. Edhe unë kam stilin tim, që ishte fitues, por nuk dua të prek dhe rrëzoj pilotët e tjerë. Rossi përdori fuqinë e tij mediatike për të më akuzuar e poshtëruar, një sjellje që nuk i shërben sportit tonë”, tha Marquez.

Duke përmendur incidentin në Jerez, kampioni i botës në fuqi shtoi: “Ishte një aksident normal gare, pilotojmë të gjithë në limited he mund të ndodhë. Kjo që ndodhi në Jerez ishte e ngjashme me atë që ndodhi në Argjentinë, por ata u treguan zotërinj mes tyre dhe e pranuan aksidentin si një incident i zakonshëm gare. Ka momente e momente dhe mënyra të ndryshme për t’i pranuar ato”, tha Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat