Lewis Hamilton triumfon në Francë

Formula 1

Lewis Hamilton triumfon në Francë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:16
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Francës.

Piloti britanik i Mercedesit arriti t’i linte pas të gjithë duke rimarrë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme për pilotë, të cilin e mbante Sebastian Vettel.

Në vendin e dytë e mbylli garën Max Verstappen me Red Bull, ndërsa podiumin e plotësoi Kimi Raikkonen me Ferrari.

Vetëm në vend të pestë Sebastian Vettel (Ferrari), ndërsa piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas e përfundoi garën franceze në vendin e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat