Për fitore

Formula 1

Për fitore

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 15:27
Max Verstappen

Në xhiron e fundit të Çmimit të Madh të Francës, piloti i Red Bull, Max Verstappen arriti të renditej i dyti, pasi rivalit të Mercedes Benz Lewis Hamilton. Në ndalesën e radhës në atë të Austrisë, holandezi kërkon që të ruajë sërish rendimentin pozitiv. Verstasppen e cilëson pistën e Austrisë si shumë speciale për të, kjo edhe për faktin se është edhe shtëpia e Red Bull-it, nisur nga kjo edhe mbështetja e tifozëve do të jetë e madhe. Duke folur për ambiciet personale që holandezi ka, ai shpreson që të mund të ngjitet në podium të dielën përpara të gjithë mbështëtësve të tij.

“Është diçka vërtetë speciale për mua gara në pistën e Austrisë. Është e vërtetë që po kalojmë një moment të mirë dhe shpresoj që ky moment të vazhdojë gjatë. Mbështetja e publikut është faktor shumë i rëndësishëm për mua dhe besoj do të më ndihmojë në arritjen e një rezultati pozitiv. Pista është argëstuese dhe shpresoj të bëjë sa më mire”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat