Vettel: Nëse duhet të luftosh...

Formula 1

Vettel: Nëse duhet të luftosh...

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 13:39
Vettel: Nëse duhet të luftosh...

Pasi ka shijuar fitoren në pistën e Silverstone, piloti gjerman Sebastian Vettel ka nisur përgatitjet për garën që do të zhvillohet në Gjermani, në shtëpinë e tij, me shpresën që të mos zhgënjejë para fansave të tij. Për këtë arsye, ferraristi i ka kërkuar një makinë të shpejtë inxhinierëve. “Fituam në Angli, por duhet të zhvillojmë më tej makinën tonë, deri në garën e fundit. Mendoj se makina jonë është shumë e mir dhe është në gjendje të rivalizojë në çdo lloj piste”, tha Vettel.

“Zhvillimi i mëtejshëm i makinës është sekreti, detyra kryesore gjatë muajve të verës, “thembra e Akilit”. Nëse duhet të luftosh do të thotë që duhet të përmirësohesh, pasi gjithçka mund të ndodhë deri në garën e fundit. Unë besoj te skuadra dhe e di që këtë vit nuk do të përsëritim gabimet e sezonit të kaluar”, u shpreh Sebastian Vettel, që kryeson renditjen e përgjithshme të Botërorit të Formual 1 me 8 pikë avantazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat