Dovizioso heq dorë nga titulli

Formula 1

Dovizioso heq dorë nga titulli

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 17:56
Dovizioso heq dorë nga titulli

Për Andrea Dovizioso pjesa e parë e kampionatit të Moto GP nuk ka qenë fort pozitive, larg pritshmërisë së nënkampionit të botës. Piloti italian i Ducati fitoi garën e parë dhe më pas ka qenë gjithnjkë i detyruar të jetë në ndjekje të Marc Marquez, që tashmë ka krijuar një avantazh të madh me rivalët (46 pikë kundrejt Rossit, i dyti në renditje). Për këtë arsye, Dovizioso është i vetëdijshëm se për të është e pamundur të duelojë për titull.

“Jam i shqetësuar nga ky hendek i madh që është krijuar mes Marquez dhe pilotëve të tjerë. Madje edhe Rossi është i shkëputur nga unë, çka tregon se Ducati për momentin është forca e tretë në kampionat. Duhet të përmirësohemi në shumë drejtime, por edhe kjo mund të mos mjaftojë që të duelojmë për titull këtë sezon”, u shpreh Andrea Dovizioso.

Megjithatë, italiani premton se nuk do të tërhiqet, duke qenë se këtë të diel nis pjesa e dytë e Botërorit. “Marquez ka krijuar një diferencë të madhe, ka qenë më i saktë se ne dhe ka një motor të shpejtë. Ndërsa ne kemi bërë disa gabime. Nga gara e ardhshme në Brno mendoj se mund të rikuperojmë dhe të bëjmë një paraqitje më të mirë, duke u përpjekur që të shkurtojmë diferencat. Por nëse duhet të duelojmë për fitore, duhet të bjmë disa hapa përpara”, dha Dovizioso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat