Dy ditë maksimalisht të nxehta të fundjavës për automobilizmin

Formula 1

Dy ditë maksimalisht të nxehta të fundjavës për automobilizmin

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:32
Dy ditë maksimalisht të nxehta të fundjavës tl automobilizmit

Dy ditë maksimalisht të nxehta të fundjavës na presin në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë ku do të mbahet Drag Race 2018, për të cilin interesimin është i jashtëzakonshëm, si për nga numri i pjesëmarrësve, ashtu edhe i dashamirëve të auto sportit.

Deri në mesditën e së premtes kanë aplikuar (online) 130 garues, ndërsa numri pritet të jetë edhe më i madh. Garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, vendet e rajonit dhe sidomos mërgimtarë tanë që aktualisht janë në pushime në Kosovë do të japin shfaqjen më të madhe vitit në auto sport, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Eurogoma RT, tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe pritet që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë, ndërsa për të ndodhur kështu, do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Shtegu është i gjatë 402 metra, ndërsa garat do të zhvillohen në tri kategori:

-veturat që tërheqin me rrotat e përparme (FWD)

-veturat që tërheqin me rrota të prapme (RWD)

veturat që tërheqin me katër rrota (AWD)

Paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues bëhet të shtunën prej orës 10:00-11:00. Prej orës 11:00-12:00 bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi i teknik dhe më pas nisin vozitjet kualifikuese ku secilës veturë i matet koha dhe i caktohet klasa në të cilën do të garojë të dielën.

Garuesit të dielën prej orën 11:00 do të kenë një brifing, ndërsa në orën 12:00 nis gara zyrtare, 30 minuta pas së cilës do të bëhet edhe shpallja e rezultateve. Fituesit nëpër klasa dhe kategori do të kenë shpërblime të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat