Ricciardo do të largohet nga Red Bull-i

Formula 1

Ricciardo do të largohet nga Red Bull-i

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:05
Ricciardo do të largohet nga Red Bull-i

Një befasi e papritur vjen nga bota e Formula 1, Red Bull-i komunikoi se piloti Daniel Ricciardo do të lërë skuadrën pas përfundimit të këtij sezoni. Drejtuesi i Red Bull Christian Horner tha se e respektojnë vendimin e pilotit, duke i uruar më të mirën për të ardhmen. Ky vendim erdhi si befasi për të gjithë, sepse mendohej se piloti australian do të qëndronte me ekipin që debutoi në vitin 2008, kur hyri në ekipin e të rinjve. Qysh nga debutimi i tij me Red Bullin, në vitin 2014, Ricciardo ka arritur të fitojë 7 gara dhe në 29 raste të jetë në podium. Horner gjithashtu shtoi se do të vlerësojnë shumë mundësi se kush mund të jetë shoku i skuadrës me Max Verstappen sezonin e ardhshëm. Raportohet se do t’i bashkohet Renaultit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat