Hamilton: Ferrari ende më i shpejtë

Formula 1

Hamilton: Ferrari ende më i shpejtë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:15
Hamilton: Ferrari ende më i shpejtë

Lewis Hamilton kërkon të largojë nga vetja presionin pas avantazhit të konsiderueshëm që piloti britanik ka në Botërorin 2018 të Formula 1. 4 herë kampionit i botës udhëheq me 24 pikë ndaj karshi Sebastian Vettel renditjen e kampionatit, por piloti i Mercedes beson se ende asgjë nuk është e mbyllur. Madje Hamilton mendon se Ferrari është ende makina më e shpejtë në cirkuit. “Garojmë kundër një makine, e cila ëhstë ende më e shpejta në kampionat, është më e shpejtë se Mercedes”, tha Hamilton.

Më tej, piloti britanik tha: “Vjet paraqitjet e dy makinave ishin më së shumti në ekuilibër, duke parë se deri në mesin e kampionatit në disa raste ata ishin më të shpejtë e në disa raste ne. Por këtë vit pista ka treguar se Ferrari është më i shpejtë se ne, por ne kemi qenë më të kujdesshëm në garë dhe kemi minimizuar gabimet, duke përfituar nga mundësitë që na janë paraqitur dhe gabimet e rivalëve tanë. Ndaj çdo gabim deri në fund të Botërorit do të jetë vendimtar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat