E diela do të jetë festë e autosportit në Mitrovicë

Formula 1

E diela do të jetë festë e autosportit në Mitrovicë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:27
E diela do të jetë festë e autosportit në Mitrovicë

E diela e kësaj jave do të jetë festë e autosportit në Mitrovicë. Në pistën tek ish-terminali doganor do të mbahen dy gara, ajo në karting (e treta për kampionatin e sivjetmë) dhe në drift, e dyta në këtë disiplinë. Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me auto klubet, tashmë i ka bërë përgatitjet për këto dy gara, të cilat po priten me interesim të madh. Fillimisht do të mbahet gara në karting, paraqitja për të cikën bëhet nga ora 08:30-09:00 për të vijuar me kontrollimin teknik dhe procedurat tjera të zakonshme, ndërsa fillimi i vozitjes së parë është planifikuar në orën 11:00. Ndërsa, prej orës 13:00-13:30 bëhet paraqitja në garë për garën në disiplinën drift, që po ashtu pritet të jetë atraktive. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe brifingut me garues, xhiroja e parë fillon në orën 15:00. Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të jetë të pranishme për çdo eventualitet, ndërsa skuadra menaxhuese e garës do të jetë e përkushtuar maksimalisht për rrjedhë sa më të mirë të garës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat