Formula 1 në Danimarkë, gara “digjet” pa nisur

Formula 1

Formula 1 në Danimarkë, gara “digjet” pa nisur

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:47
Formula 1

Danimarka ka hequr dorë nga planet për të organizuar një garë të Formula 1 në Kopenhagen, ka deklaruar këtë të premte ministri i financave, Kristian Jensen.

Vendimi për të ndalur planet për zhvillimin e një Çmimi të Madh në kryeqytetin danez në vitin 2020 ka ardhur për shkak të mungesës së mbështetjes nga autoritetet e qytetit, shpjegoi Jensen.

Ideja për një garë në Kopenhagen lindi në korrik, kur një grup financiar i udhëhequr nga biznesmeni i fuqishëm danez Lars Seier Christensen propozoi një garë në rrugët e qytetit.

Propozimi u pranua nga inxhinieri i plotfuqishëm në Formula 1, Hermann Tilke, ndërsa cirkuiti planifikohej të kishte një pistë prej 4.5 kilometrash, duke përfshirë një kthesë përballë parlamentit, një pjesë të drejtë ku shpejtësia arrinte 300 km/orë mbi urën Knippelsbro dhe një pjesë tjetër të shpejtë në rrugën Slotsholmsgade, pas bursës së qytetit.

Një plan i bukur, me një pistë që do të kishte pjesë ku arrihej shpejtësia maksimale e makinave, ndërthurur me pjesë ku duhej vetëm teknikë dhe aftësi maksimale e pilotit

Për fat të keq, Bashkia e Kopenhagenit vendosi të mos jepte asnjë ndihmë financiare për këtë projekt dhe kjo ka bërë që qeveria të tërhiqet, duke refuzuar të marrë përsipër gjithë shpenzimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat