Marquez e nis mbarë fundjavën në Aragon

Formula 1

Marquez e nis mbarë fundjavën në Aragon

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:42
Marquez e nis mbarë fundjavën në Aragon

Në pistën spanjolle të Aragon janë zhvilluar sot provat e lira të vlefshme për Çmimin e Madh të Aragon në Moto GP, garë e cila do të zhvillohet ditën e diel. Piloti vendës Marc Marquez ka qenë më i shpejti në pistë, duke ndalur kronometrin në 1’47”82, duke lënë pas dy rivalët e tij kryesorë, dy pilotët e Ducati, Jorge Lorenzo (i dyti) e Andrea Dovizioso (i treti). Kjo konfirmon edhe një herë se këta 3 pilotë do të duelojnë mes tyre për fitoren edhe në këtë garë, siç ka ndodhur së fundi.

Marquez ishte i karikuar dhe para fansave të tij nuk zhgënjeu, duke i dhënë një sinjal të mirë rivalëve se synon fitoren në garën e shtëpisë. Ata që zhgënjyen ishin dy pilotët e Yamaha, me Valentino Rossi që u klasifikua në vendin e nëntë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Mavberick Vinales u rendit pas tij. Motori Yamaha ishte më shumë se 1 sekondë e avashtë se Marquez, çka tregon vështirësitë që kanë Rossi e Vinales për të dueluar. Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare për “pole position” në pistën e Aragon e të dielën gara (ora 14:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat