Hamilton: Nuk jam ndjerë kurrë më në formë

Formula 1

Hamilton: Nuk jam ndjerë kurrë më në formë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 10:31
Hamilton: Nuk jam ndjerë kurrë më në formë

Pas dy fitoreve të fundit në Monza dhe Singapor, piloti britanik Lewis Hamilton është gati të shkëlqejë e triumfojë edhe në Sochi, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1. Me 40 pikë avantazhi karshi Vettel, rivalit më të afërt, piloti britanik kërkon që të hedhë një tjetër hap drejt titullit të pestë kampion bote. “Nuk jam ndjerë kurrë më në formë se këtë herë. Ndihem Lewis më i mirë dhe i fortë që kam parë ndonjëherë”, u shpreh Hamilton.

Dukë folur për këtë garë dhe Botërorin, piloti i Mercedes shton: “E di që janë edhe 6 gara dhe se Ferrari nuk ka për të hequr dorë kollaj, por unë jam gati. Kemi një makinë të mirë dhe një skuadër që ka punuar fort gjatë gjithë vitit për të ardhur deri këtu. Unë mendoj se kemi një makinë më të mirë se ajo e vitit të kaluar që garoi këtu në Sochi, ndaj jam optimist”. Hamilton ka fituar 2 herë në pistën e Sochi dhe në garat e fundit ka treguar se arrin të përfitojë në maksimum nga mundësitë që i krijohen për të fituar garën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat